• Rruga e Zallit, Selite, Tiranë
  • info@trajf.al

Rreth Nesh

Mirësevini në Trajf

E themeluar në vitin 2005, TRAJF është një qendër profesionale e specializuar në Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Mbrojtjen nga Zjarri dhe Evakuimin.

Qendra u krijua nga një ekip multidisiplinar inxhinierësh të fushave kimi, mekanike, elektrike dhe ndërtimi, si dhe nga specialistë zjarrfikës, mjekë dhe psikologë të punës me eksperiencë të konsiderueshme në menaxhimin e sigurisë dhe parandalimin e rreziqeve në ambientet e punës.

Nëpërmjet shërbimeve dhe zgjidhjeve të specializuara, TRAJF mbështet subjektet private dhe shtetërore në adresimin e problematikave që lidhen me Sigurinë dhe Shëndetin në Punë si dhe Mbrojtjen nga Zjarri. Aktiviteti ynë përfshin organizimin e kurseve dhe trajnimeve teorike e praktike, të zhvilluara si në ambientet e qendrës sonë ashtu edhe pranë vetë subjekteve, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në vendin e punës.

TRAJF informon dhe trajnon punëmarrësit mbi rreziqet ndaj të cilave ekspozohen, si dhe mbi masat parandaluese për shmangien e aksidenteve, zjarreve dhe sëmundjeve profesionale, në përputhje të plotë me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vlera jonë qëndron në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe tëstandardizuara, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në krijimin e mjediseve të sigurta dhe të garantuara në drejtim të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Mbrojtjes nga Zjarri dhe Evakuimit.

Objektivat

  • Hartimi dhe implementimi i Politikave të Sigurisë dhe Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë të personalizuara sipas nevojave të çdo subjekti.
  • Ofrimi i instruktimeve, informimeve dhe trajnimeve për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë në forma të qarta, praktike dhe lehtësisht të zbatueshme.
  • Promovimi dhe forcimi i Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë si një instrument efektiv menaxhimi për rritjen e performancës organizative.
  • Garantimi i çmimeve konkurruese për shërbime profesionale dhe të standardizuara.
  • Ofrimi i zgjidhjeve të shpejta dhe efikase ndaj problematikave të klientëve tanë.
  • Fleksibilitet në organizim dhe në ofrimin e shërbimeve, në përputhje me specifikat e çdo aktiviteti.
  • Këshillim profesional nga personel i specializuar, në përputhje me Rregullin 7 të Menaxhimit të Shëndetit dhe me legjislacionin përkatës të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë. Ne besojmë në një qasje parandaluese ndaj rrezikut. Investimi në siguri sot redukton ndjeshëm kostot financiare, operacionale dhe njerëzore të së nesërmes. Parandalimi kushton më pak se pasojat.

Image

Jonuz Velaj

Administrator i Kompanisë
Image
0

Completed Project

0

Years Expereince

0

Expert Worker

0

Award Winner

Pse të zgjidhni TRAJF?

Me mbi 10 vite eksperiencë dhe shtrirje në të gjithë Shqipërinë, TRAJF mbështet bizneset në menaxhimin e rreziqeve dhe përmbushjen e kërkesave ligjore. Ne operojmë në sektorë si ndërtimi, industria, tregtia, energjia, shërbimet në terren dhe më shumë.
Ofrojmë konsulencë profesionale, vlerësime rreziku, trajnim stafi, shërbim mjekësor dhe mbështetje të plotë në sigurinë në punë me zgjidhje konkrete, të personalizuara për çdo aktivitet.
Siguria nuk është opsion. Është standard.
Image

MISIONI

Të ofrojmë shërbime profesionale në përputhje të plotë me legjislacionin, duke garantuar standarde të larta sigurie dhe mbështetje të vazhdueshme për çdo klient.
Image

VIZIONI

Të jemi referencë në menaxhimin e sigurisë në Shqipëri, duke zhvilluar vazhdimisht ekipin dhe duke ofruar zgjidhje të specializuara dhe inovative.
Image

SUKSESI

Suksesi ynë bazohet në punën në ekip, ekspertizën teknike dhe përkushtimin për të tejkaluar pritshmëritë e çdo biznesi që na beson.

SIGURIA FILLON ME PARANDALIMIN

Zgjidhje profesionale për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Mbrojtjen nga Zjarri dhe Evakuimin.

Kërkoni Konsultë

Expertet tanë

Jonuz Velaj

Administrator i Kompanisë

Ermald Hoxha

Inxhinierë të Sigurisë në Punë

Arb Ekmekciu

Inxhinierë të Sigurisë në Punë

Albert Allushi

Inxhinierë të Sigurisë në Punë
Klientët tanë për ne

Testimoniale